13:05 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet nëse Roman Abramovich ka pranuar ta shesë Chelsean

Chelsea është e bindur se pronari, Roman Abramovich nuk është duke konsideruar mundësinë e shitjes së klubit.

Sunday Times shkroi sot se miliarderi rus ka marrë një ofertë nga banka, Raine Group.

Gazeta gjithashtu shkruan se Abramovich e ka refuzuar një ofertë nga Silver Lake Partners, një kompani private nga Amerika, transmeton IndeksOnline.

Ishte raportuar në qershor se gjithashtu britaniku më i pasur, Sir Jim Ratcliffe ka dështuar me një ofertë 2 miliardëshe për Chelsean.

Klubi njoftoi në maj për planet e rinovimit të stadiumit, por ka pasur probleme burokratike me investitorin e jashtëm.

Sipas burimeve të aftërta me klubin, Abramovich nuk ka plane që ta shesë klubin londinez.

Ai e bleu Chelsean në vitin 2003, dhe që nga atëherë ka fituar 5 tituj të Premier League, 5 FA Cup dhe titullin e Champions Leagues në vitin 2012./IndeksOnline/