11:43 / E Martë, 09 Mars 2021 / Blerim

Konfirmohet: Neymar nuk luan kundër Barcelonës

Futbollisti brazilian, Neymar JR, nuk do të luajë në ndeshjen e nesërme, PSG-Barcelona.

Skuadra franceze ka dhënë lajmin jo të mirë për tifozët parisienë, pasi ka treguar mungesën e Neymarit për ndeshjen ndaj Barcelonës që luhet në “Le Parc des Princes”, në 1/16 së finales në UEFA Champions League, shkruan IndeksOnline.

Neymari nuk do të jetë në gjendje t’i bashkohet klubit për të luajtur kundër ish-skuadrës së tij dhe Lionel Messit.

Kujtojmë se Neymari është i lënduar që nga 13 shkurti./IndeksOnline/