20:15 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Një person kryen vetëvrasje, hidhet nga Spitali Amerikan

Policia e Kosovës ka konfirmuar që është gjetur një person pa shenja jete rreth orës 17:00 në rrugën “Shkupi” në Prishtinë.

Sipas Policisë i vdekuri është M.SH, 82 vjeçar, shkruan IndeksOnline.

Kurse me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion ndërsa rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Sipas burimeve të IndeksOnline është bërë e ditur që personi ka bërë vetëvrasje pasi ka kërcyer nga ndërtesa e spitalit Amerikan në Prishtinë./IndeksOnline/.