21:33 / E Shtunë, 16 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Konfirmohet nga Policia: Vdes një 46 vjeçar në shtëpi, në Podujevë

Të shtunën në mbrëmje një person ka humbur jetën në Podujevë.

Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës, për Indeksonline ka thënë se bëhet fjalë për një 46 vjeçar.

“Sot, më 16.11.2019, rreth orës 17:30, policia është njoftuar se një person është pa ndjenja në shtëpinë e tij, në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë. Bëhet fjalë për një mashkull 46 vjeçarë. Sipas mjekut ai është pa shenja jete. Në trup nuk ka shenja dhune. Me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë ai./Indeksonline/