Konfirmohet një çift i ri në Hollywood

Për herë të parë në karrierën e tij, Michael B. Jordani, ka një femër në krah. Ylli i “Black Panther”-ve ka bërë publike lidhjen e tij me modelen Lori Harvey.
Ata u panë së bashku në aeroportin e Atlantës pak javë më parë dhe nxitën spekulimet, por gjithçka u konfirmua me një postim në Instagram të modeles së njohur.

Lori është mbesa personalitetit të shquar amerikan, Steve Harvey.

Çifti i ri ka publikuar foton e parë të lidhjes së tyre, por ende s’e ka konfirmuar aventurën e tyre për media, duke zgjedhur heshtjen karshi romancës./Indeksonline/

