75 Mall Live Search
11:37 / E Mërkurë, 23 Tetor 2024 / G T

Konfirmohet një mungesë e madhe në “El Clasico” për Real Madridin

Skuadra e Real Madridit gjatë vikendit do të luajë ndaj Barcelonës, në ndeshjen e vlefshme për La Liga.

Rodrygo, sulmuesi i Kombëtares së Brazilit do të mungojë në këtë takim tejet interesant, shkruan Indeksonline

Kjo për shkak se sulmuesi brazilian u lëndua mbrëmë gjatë ndeshjes ndaj Borussia Dortmundit, në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë se ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës zhvillohet të shtunën nga ora 21:00 në “Santiago Bernabeu”./Indeksonline/