75 Mall Live Search
10:15 / E Mërkurë, 24 Gusht 2022 / B O

Konfirmohet një rast me kancer te skuadra e Chelseat!

Skuadra e Chelseat ka marrë një lajm shokues. Portierja e skuadrës së parë të femrave në futboll, gjermanja Ann-Katrin Berger duhet të luftojë sërish me kancerin.

Ka qenë vetë Berger ajo që ka konfirmuar rikthimin e kancerit. Ann-Katrin Berger ishte portiere e Gjermanisë në finalen e Kampionatit Evropian të Femrave ndaj Anglisë.

Portierja në të kaluarën e kishte mposhtur kancerin tiroid, por që i njëjti i është rikthyer.

“Doja të informoja direkt fansat e mi se pas katër vitesh pa kancer, fatkeqësisht u konstatua rikthimi në gjëndrën time tiroide.E kam thënë edhe më parë se si sportist duhet të luftosh çdo ditë. Dhe unë do të vazhdoj ta bëj këtë” ka thënë Berger./Indeksonline/