75 Mall Live Search
10:21 / E Mërkurë, 28 Maj 2025 / G T

Konfirmohet një tjetër largim nga Drita, Huruglica përfundon aventurën me kampionin

Futbollisti Ensar Huruglica është larguar nga Drita, si kampion i Superligës së Kosovës për sezonin 2024/25.

Përmes rrjeteve sociale, klubi nga Anamorava e ka konfirmuar largimin e lojtarit pas një vit e gjysmë, shkruan Indeksonline

“Pas përfundimit të kontratës Ensarit i është dhënë lamtumira në ndeshjen me bashkëlojtarët dhe tifozët”, shkruhet në njofitmin e klubit

22-vjeçari te Drita ishte transferuar nga skuadra zvicrane, Kriens me parametra zero.

Ai tani mund të rikthehet të luajë në futbollin “helvetik”, por ka oferta edhe nga skuadrat kosovare./Indeksonline/