09:15 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet oferta e Kroenkes për ta blerë Arsenalin në total: Pse tifozët e klubit duhet të jenë të shqetësuar?

Dy javë pasi Financial Times e ”tronditi” opinionin, Stan Kroenke e ka bërë lëvizjen e tij, shkruan IndeksOnline.

Është konfirmuar në mëngjesin e sotëm se Stan Kroenke pritet ta marrë kontrollin e plotë tek Arsenali.

Koenke zotëron 67% të aksioneve, derisa aksionari i dytë më i madh është Alisher Usmanov me 30%.

FT së fundmi njoftoi se Usmanov është i gatshëm që t’i shesë aksionet e tij në Arsenal pasi që është shprehur i zhgënjyer me investimin e tij.

Kroenke tani zyrtarisht i ka ofruar miliarderit rus një marrëveshje, ku e vlerëson Arsenalin me një vlerë prej 1.8 miliard funte.

Të jemi të qartë, Kroenke do t’i ofrojë Usmanovit 550 milionë funte për aksionet e tij (30%). Duket se ka pak dyshim se Kroenke mund t’i blejë menjëherë aksionet e Usmanovit.

Kroenke , i cili njihet për distancën e tij që mbanë nga Arsenali ka reaguar më në fund.

”Ne në KSE jemi duke lëvizur përpara me këtë ofertë për të zotëruar 100% të aksioneve në klub. Ne e vlerësojmë dedikimin e z. Usmanov në Arsenal”.

Kujtojmë se Usmanov ishte vetë i interesuar që t’i blejë të gjitha aksionet e Kroenkes, duke ofruar 1.3 miliard dollarë, por oferta ishte refuzuar.

Dhe tifozët e Arsenalit duhet të jenë të befasuar për të ardhmen e klubit të tyre.

Ata i janë drejtuar rrjeteve sociale të fundmi, duke shprehur zhgënjimin e tyre pasi që biznesi i transferimeve do të bëhej në Amerikë, kjo pasi që Kroenke është amerikan./IndeksOnline/