75 Mall Live Search
18:22 / E Premte, 21 Qershor 2019 / indeksADMonline

Konfirmohet performanca e Kidës në festivalin ‘Sunny Hill’

Tashmë është bërë traditë që festivali ‘Sunny Hill’ të përfshijë disa nga emrat më të njohur me famë botërore, por edhe yjet më të suksesshëm në vendin tonë.

Festivali më i madh ndërkombëtar i muzikës në vend, Sunny Hill Festival pritet të dhuroj tri netë të paharruara verore me datë 2,3 dhe 4 gusht, shkruan Indeksonline.

Tashmë ka nisur edhe publikimi i emrave që do të gjitën këtë vit në skenën  e festivalit, një tjetër konfirmim është edhe prezenca e këngëtares së njohur, Kida.

Këtë e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare në Facebook e ‘Sunny Hill’.

“Më e bukur se një lule orkide. Këndimi është superfuqia e saj! Mirë se vjen në festivalin Sunny Hill Kida”, shkuhet në njoftim./Indeksonline/