75 Mall Live Search
11:31 / E Enjte, 19 Janar 2023 / AR

Konfirmohet përkrahja e UEFA-së për futbollin e Kosovës

Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, u pritën në takim nga kryetari i shtëpisë europiane të futbollit, Aleksander Čeferin.

Në diskutimin e mbajtur në selinë e UEFA-së në Nyon të Zvicrës, u prezantua plani pesë vjeçar i investimeve në infrastrukturën e futbollit në Kosovë.

Përmbyllje e projekteve aktuale, renovime dhe stadiume të reja futbolli, parashihen në këtë plan i cili gjeti përkrahje nga Čeferin. Me mbështetjen financiare dhe strategjike të UEFA-së, përmbushja e objektivave të zhvillimit të infrastrukturës sportive do të bëhet në kohë dhe me efikasitet.