75 Mall Live Search
13:59 / E Mërkurë, 27 Mars 2019 / indeksADMonline

Konfirmohet raportimi i para dy jave nga Indeksonline, BIA po tenton destabilizimin e sigurisë në Kosovë

Raportimi i Shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shpend Maxhuni në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së ka përfunduar.

Drejtuesi i këtij komisioni, Faton Topalli, pas mbledhjes ka thënë se nga Maxhuni janë njoftuar që ka tendenca për destabilizim të sigurisë në Kosovë.

Sipas Topallit, këto tendenca po shfaqen nga ana e diplomacisë serbe, gjë për të cilën janë njoftuar edhe krerët e shtetit.

” Nëse i shikojmë me vëmendje veprimet diplomatike të Serbisë, mund të konkludojmë ajo është mjaft e angazhuar që të kemi një gjendje të destabilizuar në Kosovë për interesat të cilat ne i dimë, që nuk e donë një Kosovë stabile. AKI e ka për detyrë që të raportoj tek kryeministri dhe tek presidenti i vendit, dhe natyrisht që tendencat e tilla të Serbisë janë evidente dhe të dukshme për publikun e kuvendin”, theksoi Topalli.

Indeksonline para dy jave ka raportuar se si Shërbimi Sekret Serb (BIA) po mundohet ta paraqes Kosovën dhe institucionet e saja jo profesionale, të dështuara dhe të brishta në fushën e sigurisë e me theks të veçantë në luftën kundër terrorizmit.

Mirëpo, fatmirësisht institucionet e sigurisë së Kosovës dhe ato të drejtësisë kanë dhënë shembullin më të mirë në tërë rajonin duke zhvilluar operacione të suksesshme të cilat kanë rezultuar me parandalimin e akteve terroriste por edhe arrestimin e të gjithë atyre që janë dyshuar për aktivitete të tilla, duke përfshirë edhe trajtimin e luftëtarëve të huaj./Indeksonline/