75 Mall Live Search
23:03 / E Mërkurë, 04 Qershor 2025 / S Z

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te bagëtitë e imta në Shqipëri

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka konfirmuar rastin e parë të Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR) në Shqipëri.

Sipas njoftimit zyrtar, virusi është zbuluar në një fermë të mbarështimit të dhive në njësinë administrative Postribë, qarku Shkodër.

Mostrat janë marrë në terren nga Shërbimi Veterinar dhe janë analizuar në laboratorin referencë të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, ku është konfirmuar prania e virusit, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Pas konfirmimit, janë ndërmarrë menjëherë të gjitha masat e parashikuara në legjislacion dhe në Planin Kombëtar të Kontigjencës për PPR, me qëllim kontrollin, izolimin dhe menaxhimin efektiv të situatës.