09:06 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Konfirmohet rasti i parë me koronavirusin, në Gjermani

Koronavirusi njoftohet të ketë arritur edhe në Gjermani. Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë bavareze të hënën vonë.

Burri që u infektua me virus është nga Stranberg, 30 kilometra në jug të Mynihut, por është jashtë rrezikut për jetë.

Në një njoftim të lëshuar nga ministria thuhet se ai ishte nën mbikëqyrje në një repart izolimi dhe se rreziku i infektimit për njerëzit e Bavarisë aktualisht konsiderohet të jetë i ulët, transmeton Indeksonline.

Ndryshe në Kinë numri i njerëzve që vdiqën si pasojë e koronavirusit ka kaluar mbi 100./Indeksonline/