75 Mall Live Search
23:33 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Turqi

Turqia konfirmoi të martën rastin e saj të parë me coronavirus dhe tha se personi i prekur ishte një burrë turk që ishte futur në izolim në spital.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka bërë të ditur lajmin, gjatë një konference për shtyp, shkruan AA.

Sipas tij, personi kontraktoi virusin ndërsa udhëtonte për në Evropë.

Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve turq të mos udhëtojnë jashtë vendit dhe u kërkoi atyre që kthehen të vendosen vetë në karantinë për 14 ditë.