13:30 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Konfirmohet rasti i tretë me “koronavirus”, në SHBA

Është diagnostifikuar me koronavirus edhe personi i tretë në Kaliforninë Jugore, sipas zyrtarëve shëndetësore.

Ata kishin udhëtuar në SHBA nga Wuhan, epiqendrën e virusit dhe tani janë në izolim.

“Pacientët tani janë në izolim në një spital dhe në gjendje të mirë”, thuhet në një njoftim nga agjencia, shkruan Indeksonline.

Virusi mund të shkaktojë ethe, kollitje, frymëmarrje dhe pneumoni.

Numri i vdekjeve nga virusi në Kinë deri më tani ka arritur në 56, ndërsa ka infektuar 2,000 në të gjithë botën.

Tajlanda, Koreja e Jugut, Japonia, Australia, Franca dhe Kanada kanë raportuar raste të konfirmuara të virusit, për të cilin zyrtarët e shtetit kinez paralajmëruan sot se po rriteshin me të madhe./Indeksonline/