17:01 / E Diele, 09 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet revanshi i duelit Wilder – Fury

Doentay Wilder mbrojti titullin e WBC në pesha të rënda pas barazimit të diskutueshëm kundërTyson Furyt.

Njëra nga ndeshjet më emocionuese dhe më të forta në vitet e fundit u përmbyll pa fitues, por kjo nuk do të shkoj shumë gjatë.

ËBC ka konfirmuar se kanë miratuar një revansh në mes të boksierit amerikan dhe ati britanik.

“Wilder dheFury dhanë për boksin një nga ndeshjet më të mira në peshat të rënda në një kohë të gjatë, gjë që ka krijuar kërkesa të jashtëzakonshme popullore për tifozët për të parë një rikthim” , tha WBC në një deklaratë për BBC Sport.

“WBC është e lumtur të konfirmojë se një replikë e drejtpërdrejtë është miratuar.”

Data dhe vendi i takimit do të bëhet i ditur në një të ardhme të afërt. /IndeksOnline/

Temat: