75 Mall Live Search
08:20 / E Martë, 23 Janar 2024 / AR

Konfirmohet romanca e çiftit të famshëm

Common dhe Jennifer Hudson me sa duket konfirmuan lidhjen e tyre në një pamje paraprake të episodit të së hënës të “The Jennifer Hudson Show”.

Ndërkohë që thashethemet për romancë kanë qarkulluar rreth çiftit për një kohë të gjatë, Common zbuloi  se ai është duke u takuar me Hudson gjatë një shkëmbimi flirtues në shfaqjen e Hudson.

Në klipin paraprak, aktorja prezantoi Common dhe i tha: “Tani, ne duhet të fillojmë , zoti Common. Unë jam prezantuese dhe kështu duhet t’ju bëj këtë pyetje ‘sepse të gjithë duan ta dinë gjithmonë këtë – a po dilni me dikë? Hudson e pyeti reperin.

“Unë jam në një marrëdhënie me një nga njerëzit më të bukur që kam takuar ndonjëherë në jetë,” tha ai. “Ajo është e zgjuar dhe e talentuar.”

“Por unë kisha shumë prishtmëri sepse ajo duhej të kishte një EGOT,” vazhdoi reperi. “Ajo duhej të fitonte një Oscar në filmin e saj të parë. Kisha pretendime. Ajo duhej të kishte talk show-n e saj.”

Pasi u skuq nga përgjigja e Common, Hudson thjesht tha: “Oh, OK”, përpara se të buzëqeshte. Ai më pas e pyeti nëse ajo po shihte dikë. Jennifer deklaroi se ishte “shumë e lumtur” në marrëdhënien e saj.

Aludimet për romancë filluan të dalin në sipërfaqe në shkurt të vitit 2022, kur ata u panë së bashku në Filadelfia dhe qytetin e tyre të lindjes, Chicago.

Hudson është nëna e djalit David Daniel Otunga Jr., 14 vjeç, të cilin e ndan me ish të fejuarin e saj,  David Otunga. Ish-çifti u nda në vitin 2017 pas një dekade së bashku.

Ndërkohë, Common më parë  ka qenë i lidhur me Serena Williams, Taraji P. Henson dhe Tiffany Haddish.