75 Mall Live Search
18:20 / E Martë, 18 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Konfirmohet super bashkëpunim mes tre artistëve të mëdhenj, dalin pamjet e para nga klipi

Bashkëpunimi mes Getoar Selimit, Mc Kreshës dhe Inva Mulës tashmë është i kompletuar dhe për publikun do të vijë të mërkurën në ora 18:00.

“Jemi njo” mban titullin kënga që ka befasuar tej mase me kombinimin.

Fillimisht bashkimi i dy reperëve që nuk flisnin prej vitesh e më pas prania e Inva Mulës në këngën e tyre ishte diçka e pa imagjinueshme.

Tashmë projekti është gati, teksa kanë dalë pamjet e para që vijnë nga sheshxhirimi i klipit të tyre.