Konfirmohet suspendimi i Bastri Durmishit

Policia e Kosovës ka konfirmuar suspendimin nga detyra të komandantit të PK-së për Skenderaj, Bastri Durmishi.
“Zyrtari policor i apostrofuar nga ana e juaj, pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme, është suspenduar konfrom udhëzimit administrativ të PK-së në fuqi, për të vazhduar me procedura të mëtejme”, thuhet në deklaratën e PK-së për “Indeksonline”.

Ndryshe, drejtori i përgjithshëm i PK-së, Rashit Qalaj ka marrë një vendim që zyrtarët policor të mos shfaqen në rrjete sociale me komente apo postime të ndryshme të cilët mund të ndikojnë në pozitën e tyre të zyrtarit policor.