75 Mall Live Search
14:09 / E Mërkurë, 02 Mars 2022 / LB

Konfirmohet takimi i dytë i delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë

Raundi i dytë i bisedimeve në mes të delegacioneve nga Rusia dhe Ukraina është vendosur që të mbahet sot derisa delegacionet pritet që të jenë të njëjtit si ata që ishin në rundin e parë të bisedimeve të hënën.

“Është zyrtare. Rundi i dytë i bisedimeve midis Ukrainës dhe okupatorit do të zhvillohet sot”, tha një ndihmës i presidentit ukrainas për CNN.

“Delegacionet do të jenë në të njëjtën përbërje”, shtoi ai.

Rundi i parë i bisedimeve të hënën zgjati për pesë orë dhe përfundoi pa ndonjë progres.