14:48 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / Blerim

Konfirmohet: Thiago Silva mungon në derbi

Thiago Silva nuk do të luajë në derbin Chelsea-Manchester Unitedi.

Skuadra e Chelseat të dielën nga ora 17:30 e pret në “Stamford Bridge” rivalin Manchester United, shkruan IndeksOnline.

Gjatë konferencës së shtypit, trajneri Thomas Tuchel e konfirmoi se Thiago Silva nuk do të luajë në këtë takim për shkak të lëndimit.

“S’ka të tjera lëndime, por Thiago Silva nuk mund të luajë të dielën”, ka thënë Tucheli.

Kujtojmë se Thiago Silva ka munguar në pesë ndeshjet e fundit të “bluve” të Londrës./IndeksOnline/