Konfirmohet: “Treni bullgar”, Prokuroria e Gjakovës nis hetimet rreth keqpërdorimit të votës

Indeksonline raportoi gjatë ditës së sotme se “Treni bullgar”, Prokuroria e Gjakovës nis hetimet rreth keqpërdorimit të votës
Rasti u konfirmua për Klankosova.tv edhe nga Prokuroria përmes emailit.
“Lidhur me pyetjet tuaja, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve”, thuhet në përgjigjen e organit të akuzës për Klankosova.tv
U raportua se pati keqpërdorime për qendrën “02-07”.
Kësisoj, aty dyshohet po ashtu edhe për dy fletëvotime të cilat ishin të fotokopjuara.
Reagime ka pasur edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.
Pos në qendren “Zekirja Rexha” dyshohet se keqpërdorime ka pasur edhe në atë “Fehmi Agani”, ku dyshohet se partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje është mbivotuar.