75 Mall Live Search
12:45 / E Hënë, 25 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Konfirmohet: Trupi i pajetë i gjetur në Mitrovicë është babai i Ermal Kamberajt

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmë në hyrje të tunelit në Mitrovicë.

Rasti në fjalë u konfirmua nga Policia e Kosovës, ku u tha se bëhet fjalë për një 65 vjeçar.

Ndër të tjerash u theksua se trupi pa jetë i viktimës është marrë nga ekipi i Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Familjarët e të ndjerit kanë konfirmuar se trupi i pajetë i takon babait të Ermal Kamberajt, i riu i cili u vra në një kafiteri në Mitrovicë në vitin 2017.

Varri i Mursel Kamberaj do të bëhet nesër me fillim nga ora 12:00 në varrezat e fshatit Shipol./Indeksonline/