75 Mall Live Search
15:45 / E Diele, 14 Prill 2019 / indeksADMonline

Konfirmohet vdekja e kreut të grupit pro-ISIS në Filipine

Autoritetet filipinase kanë bërë të ditur se një udhëheqës i aleancës pro-ISIS, është vrarë gjatë një konflikti të armatosur midis forcave ushtarake dhe militantëve.

“Është konfirmuar se Abu Dar është vrarë”, ka thënë sekretari i mbrojtjes Delfin Lorenzana.

Abu Dar kishte udhëhequr grupin Dawla Islamiya, një aleancë militantësh që është pro ISIS-it, në Filipinet jugore.

Raportohet se gjatë konfliktit të armatosur janë vrarë edhe këtë rebelë të tjerë.