Konfirmohet vdekja e një personit në Podujevë, policia jep detaje

IndeksOnline ka raportuar më herët për një vetëvrasje në fshatin Përpellac të Podujevës.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku njoftoj se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.
“Rreth orës 18:30, kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete në fshatin Përpellac të Podujevës.
Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Ahmeti./IndeksOnline/