75 Mall Live Search
11:48 / E Premte, 29 Mars 2024 / G T

Konfirmohet, Xabi Alonso s’e tradhton Granit Xhakën dhe lojtarët e tjerë… qëndron edhe një vit në Leverkusen

Trajneri spanjoll, Xabi Alonso është duke pasur sukses të madh me Bayer Leverkusenin këtë sezon në Bundesliga dhe në të gjitha garat vazhdon ecurinë pa humbje.

Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se tashmë trajneri spanjoll e ka marrë vendimin për të qëndruar në Bundesliga edhe për një sezon tjetër, shkruan Indeksonline

Pas vitit 2025 një klauzolë lirimi do të aktivizohet për Xabi Alonson dhe skuadrat që janë të interesuar për shërbimet e tij duhet paguar “transferimin” e tij.

Të interesuar për shërbimet e ish-lojtarit të Real Madrid kanë qenë skuadrat, si: Liverpooli dhe Bayern Munich.

Alonso është duke luftuar për titull të Bundesligas këtë sezon. Përveç kësaj, ai është ende në garë në dy kompeticionet, DFP Pokal dhe UEFA Europa League./Indeksonline/