11:20 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet: Ylli i Real Madridit do t’ju nënshtrohet sot testeve mjekësore te Chelsea

Mateo Kovacic do t’ju nënshtrohet sot testeve mjekësore te Chelsea para se ta finalizojë huazimin nga Real Madridi, shkruan IndeksOnline.

Chelsea e ka mposhtur Manchester Unitedin në garë për t’i siguruar shërbimet e yllit të Real Madridit, i cili do ta kalojë sezonin e ardhshëm në huazim në ”Stamford Bridge”.

24-vjeçari do të arrijë në Londër sot për ekzaminime mjekësore dhe mund të prezantohet si lojtar i Chelseat në fund të kësaj dite.

Dhe portieri i Chelseat, Thibaut Courtois do të transferohet në drejtim të kundërt, pra te Real Madridi për 38 milionë funte.

Derisa të dyja marrëveshjet nuk janë zyrtarizuar ende, kuptohet se marrëveshja e Chelseat për ta shitur Courtois te Real Madridi është lehtësuar pasi dy klubet arritën ta sjellin Kovacicin në Londër.

Trajneri, Maurizio Sarri e ka mirëpritur ardhjen e reprezentuesit kroat pasi që dëshiron ta përforcojë mesfushën para sezonit të ri./IndeksOnline/