75 Mall Live Search
08:43 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet: Zëvendësuesi i Thibaut Courtois arrinë sot te Chelsea (Foto)

Me Thibaut Courtois që pritet të prezantohet së shpejti si lojtari më i ri i Real Madridit, Chelsea ka reaguar shpejt që ta gjejë zëvendësuesin e tij; portierin e Athletic Bilbaos, Kepa për një shumë rekorde botërore prej 80 milionë euro.

Shuma e plotë e klauzolës blerëse e portierit të talentuar do të paguhet sot dhe klubi londinez synon që ta ketë Kepan në stërvitje të enjten, shkruan IndeksOnline.

Ai madje mund të debutojë të shtunën për Huddersfield në kuadër të Premier Leagues.

Në fakt, dje në ora 16:25, Kepa udhëtoi drejt Madridit me Margarita Garay dhe me Gustavo Canizares, njërin prej agjentëve të tij.

Chelsea e ka deleguar operacionin nga Madridi, i cili pritet të jetë i njejti me atë, duke e marrë Kepan me një avion privat.

Transferimi i Kepas ishte prioritet për Sarrin, i cili e kishte shansin ta transferonte atë edhe sa ishte trajner i Napolit vitin e kaluar.

Chelsea nuk hezitoi të pajtohej me kërkesën e trajnerit të ri, dhe portieri do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare me një pagë më të lartë sa fitonte në Bilbao./IndeksOnline/