Konfirmohet zyrtarisht data e prezantimit të Golf 8
Fillimisht ishte planifikuar që të prezantohej në “Frankfurt Motor Show” muajin e kaluar, mirëpo prezantimi i Golfit të ri u shty përsëri.
VW-ja ka njoftuar se premiera e Golf-it 8 do të jetë më 24 tetor në një ngjarje të organizuar në Wolfsburg të Gjermanisë dhe do të nisë nga ora 18:00.
Kurse një detaj që është mësuar për këtë tip veture është se gjenerata e ardhshme e Golfit nuk do të kenë më vetëm dy dyer. /Indeksonline/.


