12:47 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

Konfirmohet zyrtarisht, në Rinas u vodhën 6 milionë euro

Tre bankat, paratë e të cilave u grabitën në Rinas, kanë konfirmuar se shuma e përgjithshme është 6 milionë euro. Nga kjo shumë, tre milionë euro i përket vetëm një prej bankave. Çështja po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka kërkuar edhe informacionin zyrtar nga tre bankat e nivelit të dytë në Shqipëri.

Ndërkohë, për këtë ngjarje janë arrestuar gjashtë persona. Ata janë Fatjon Beqiraj, Alkon Bengasi, Renaldo Sula, Saimir Çela, Oltian Veseli dhe Ragip Hajdini. Në ditën e grabitjes, njëri prej grabitësve, Admir Murataj, mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë. Ai konsiderohet nga hetuesit si një nga ideatorët e vjedhjes së parave.