75 Mall Live Search
17:24 / E Hënë, 22 Mars 2021 / Blerim

Konfirmon Haxhi Avdyli: Do të jemi në grup parlamentar të Vetëvendosjes

Ish-deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli, i cili iu bashkua listës “Guxo” të Vjosa Osmanit, ka thënë se do të vazhdojnë të jenë në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka thënë se kjo është e arsyeshme edhe për shkak të numrave.

“I kemi 3 poste të larta, Ministrinë e Bujqësisë, zëvendëskryeministrin dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme”, theksoi Avduli në RTK.