Konfirmon Krasniqi: Dorëheqjet janë evidentuar në raportin e Komisionit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, njoftoi se janë evidentuar dorëheqjet e ministrave dhe kryeministrit Albin Kurti, në raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve.
“Ajo që mund t’iu njoftoj është se kërkesa dhe rekomandimi i deputetit Përparim Gruda, është pranuar.
Kërkesa ishte që të evidentohet në procesverbal të raportit që të gjithë ministrat dhe kryeministri kanë dhënë dorëheqje individualisht. Konfirmoj se një gjë e tillë është evidentuar”, u shpreh Krasniqi.