75 Mall Live Search
12:46 / E Enjte, 07 Dhjetor 2023 / S Z

Konfirmon Peja, basketbollisti i saj e ka thyer këmbën

Basketbollisti Tervell Beck, e ka thyer këmbën dhe se do të detyrohet t’i nënshtrohet operacionit.

Këtë e ka konfirmuar KB Peja. Në njoftimin e KB Peja thuhet se Beck do të mbetet jashtë për disa muaj deri në rikuperimin e plotë.

“Basketbollisti ynë Tervell Beck e ka thyer këmbën dhe do të detyrohet që t’i nënshtrohet operacionit. Fillimisht ai kishte pësuar lëndim në Holandë në FIBA Europe Cup ndaj Den Boschit në nyjen e këmbës dhe ishte jashtë këto javë – por pas testeve më të avancuara, rezultoi që ai e ka thyer këmbën. Beck do të mbetet jashtë për disa muaj deri në rikuperimin e plotë, dhe ne i urojmë të gjitha të mirat në këtë periudhë të vështirë”, thuhet në njoftim..