Konfirmon Perez: Alaba është në fazën e fundit të rikuperimit

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka folur së fundi në asamblenë e Real Madridit.
Përpos që ka folur për lojtarët e tij, po ashtu ka konfirmuar edhe rikthimin e Alabas nga lëndimi, duke thënë se austriaku është në fazën e fundit të rikuperimit.
⚪️⏳ Real Madrid president Florentino Pérez confirms: “David Alaba is in the final phase of his recovery”. pic.twitter.com/LAsXmebagi
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 24, 2024
Alaba, kishte pësuar një lëndim të rëndë në fund të vitit të kaluar, në ndeshjen ndaj Villarrealit në La Liga, ku mungoi pothuajse një vit.
Mbrojtësi 32-vjeçar, është pjesë e Realit që nga 2021, ku erdhi si transfer i lirë nga Bayerni.
Ai fitoi dy tituj të La Ligas, dy Liga të Kampionëve, Kupën e Mbretit, dy Superkupa të Evropës, të Spanjës dhe Kupën e Botës për Klube./IndeksOnline/