Konfirmon Përparim Rama, parlamenti i Cyrihut miraton vendimin për dhurimin e disa kamionëve për Prishtinën

Përparim Rama ka dhënë detaje për vendimin e parlamentit të Cyrihut që të dhurojnë disa kamionë mbeturinash për komunën e Prishtinës.
“Pas kërkesës që e kemi bërë si komunë, Parlamenti i Cyrihut ka miratuar me shumicë votash dhënien e disa kamionëve për mbeturina për Kryeqytetin. Propozimi erdhi nga Partia Socialdemokrate dhe ajo Liberale.
Ndërsa pati edhe kundërshtime nga një deputet i SVP-së, qëndrimet e kësaj partie ndaj Kosovës dhe shqiptarëve nuk janë të reja. Kjo është edhe një ndihmë tjerër dhe një akt solidariteti dhe mbështetjeje, veçanërisht i rëndësishëm duke pasur parasysh komunitetin e madh shqiptar që jeton e kontribuon në Zvicër.
Përkrahja e qytetit të Cyrihut për Prishtinën është një shembull pozitiv i bashkëpunimit ndërmjet qyteteve dhe një konfirmim i vlerave të solidaritetit.
Faleminderit Cyrih, faleminderit Zvicrës” shkruan Përparim Rama në njoftim./Indeksonline/