19:03 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Lajmi i fundit: Arrestohen Albin Kurti e Donika Kadaj (Foto)

Policia e Kosovës ka arrestuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e Donika Kadaj.

Kështu kanë bërë me dije burime të Indeksonline brenda Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Këto burime pohojnë se deputetët e arrestuar janë duke u dërguar në një nga qendrat e paraburgimit jashtë Prishtinës.

Kujtojmë se Kurti e Kadaj ishin në arrest shtëpiak, por të dy dje kishin dalë në shesh për të festuar fitoren e Shpend Ahmetit në Prishtinë./Indeksonline/