Konfirmon Sahin, Sule do të mungojë ndaj Barcelonës

Trajneri i Borussia Dortmundit, Nuri Sahin konfirmoi një mungesë para ndeshjes ndaj Barcelonës.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Niklas Sule, i cili ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Borussia Monchengladbachut dy ditë më parë.
“Lajm jo aq i mirë, për fat të keq. Ai do të mungojë për disa muaj, ka pësuar një lëndim të rëndë
“Është i njëjti lëndim”. Është krejtësisht për të ardhur keq të plagosësh të njëjtin vend. Është shumë e hidhur sepse ne kishim nevojë për të”, shprehet Sahin.
Kujtojmë se Borussia Dortmundi, do të përballet me Barcelonën në “Signal Iduna Park” nesër në orën 21:00./IndeksOnline/