75 Mall Live Search
12:29 / E Hënë, 27 Prill 2020 / indeksADMonline

Konfirmon SHKK-ja- Zyrtari i prekur me virusin korona vendoset në vetë-karantinë

Lajmin e publikuar pak më parë nga IndeksOnline, se një zyrtar i lartë i Shërbimit Korrektues në  Burgun e Dubravës, është prekur nga Covid-19 e ka konfirmuar edhe vet ky institucion.

IndeskOnline kishte raportuar se i prekurit me Covid-19 është Ismet Fekaj, zëvendësdrejtor i Pavilonit të Burgut të Dubravës.

Tutje bëhet e ditur se i prekuri është liruar nga detyra për tu vendosur në vetë-karantinë.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinion publik se në Qendrën Korrektuese Dubravë, javën e kaluar më 22 prill 2020 ka rezultuar pozitiv me Covid 19, Udhëheqësi i Trajnimeve të kësaj qendre, z. I.F.

I  njëjtit, aktualisht është liruar nga detyra për tu vendosur në vetë-karantinë”, thekson komunikata e SHKK-së.

Më tej në komunikatë thuhet se në funksion të lokalizimit të infeksionit dhe parandalimit të përhapjes së Covid 19 në Qendrën Korrektuese Dubravë menjëherë ka filluar gjurmimi i kontakteve të të gjithë zyrtarëve korrektues në këtë qendër.

Po ashtu bëhet e ditur se për katër zyrtarë të tjerë, të cilët kane qenë në kontakt me të janë bërë testet dhe katër zyrtarët kanë rezultuar negativ./IndeksOnline/