Konfirmon Xhafer Tahiri: Rasti i dyshuar për koronavirus nga Vushtrria rezulton negativ

Komuna e Vushtrrisë nuk është prekur nga koronavirusi.
Këtë lajm e ka konfirmuar vet kryetari Xhafer Tahiri, i cili ka thënë se rasti i dyshuar ka rezultuar negativ, përcjellë Indeksonline.
” Lajm i mirë! Rasti i dyshuar për Coronavirus nga Vushtrria nga rezulton negativ. Faleminderit Zot! #rriNshpi Panik JO, Kujdes PO”, ka shkruar Tahiri.
Kujtojmë që momentalisht numri i të prekurve nga kjo pandemi ka shkuar në 15, derisa dy rastet e fundit kanë të bëjnë me një çift të fejuar që kanë ardhur nga Londra, por që të njëjtit janë ekzaminuar në Aeroportin e Prishtinës, ku janë dërguar drejt në Klinikën Infektive./Indeksonline