75 Mall Live Search
15:14 / E Martë, 26 Mars 2024 / mp

Konfirmon Yakin, largohet Akanji nga grumbullimi me “Helvetikët”

Mbrojtësi i Mançhester Çityt Manuel Akanji, është larguar nga grumbullimi me kombëtaren zviçerane pasi që pësoi një lëndim.

Andaj 28-vjeçari, pritet të kthehet gjatë ditës së sotme në Mançhester për të filluar rikuperimin, shkruan IndeksOnline.

Prezenca e tij mund të jetë e dyshimtë për ndeshjen e ardhshme ndaj Arsenalit.

Qendërgjysma, i cili iu bashkua kampionëve nga Borussia Dortmund në vitin 2022, ka qenë një lojtar kyç për Pep Guardiolën këtë sezon, duke startuar 19 nga 28 ndeshjet e tyre në ligë.