75 Mall Live Search
21:28 / E Hënë, 17 Maj 2021 / AR

Konfiskimi i 400 kg kokainë në Lipjan, flet ministrja Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur pas aksionit të përbashkët mes Kosovës, Italisë dhe Shqipërisë që rezultoi me kapjen e rreth 400 kg kokainë.

Haxhiu u shpreh se këtë operacion ndërkombëtar e ka autorizuar sipas kompetencave që i jep ligji për bashkëpunim juiridik ndërkombetar në çështje penale, shkruan Indeksonline.

Ministrja Haxhiu uron që i njëjti rast të trajtohet me prioritet nga organet tona kompetente.

Postimi i plotë:

Aksioni i përbashkët Itali, Shqipëri, Kosovë, përfundoi me kapjen e një sasie të madhe të narkotikeve dhe uroj që ky rast të përfundojë me sukses deri në fund.

Këtë operacion ndërkombëtar e kam autorizuar sipas kompetencave që m’i jep ligji për bashkëpunim juiridik ndërkombetar në çështje penale dhe uroj që i njëjti të trajtohet me prioritet nga organet tona kompetente.

Gjithashtu, falënderoj shumë autoritetet italiane për identifikimin e kësaj sasie droge dhe operacionin e përbashkët.