75 Mall Live Search
11:45 / E Hënë, 24 Prill 2023 / mp

Konfiskohen 1 mijë metra rrjetë peshku në Badovc

Federata për Peshkim Rekreativ-Sportiv e Kosovë (FPSRK), gjatë kontrolleve  të rojeve në terren dje kanë hasur në një person me rrjeta në Liqenin e Badovcit. Kryetari i FPSRK-së Milaim Vitia ka thënë për “IndeksOnline’, se personi i cili është zënë me rrjetën e peshqve i ka kërcënuar me armë rojet dhe stafin e FPSRK-së.

Viti ka thënë se rrjeta për zënien e peshqve në Kosovë është e ndaluar me ligj, vepra të tilla janë të dënueshme me ligjet e Kosovës.  

“Gjatë kontrolleve, dje kemi has në një person me rrjeta në Liqenin e Badovcit. Ku i kemi kontrollua 200 peshkatar , kemi shqiptuar leje ditore që janë 30 edhe i kemi zënë rreth 1 mijë metra rrjetë me peshqit. Rrjeta është e ndaluar me ligj”, tha Vitia.

Ai po ashtu ka thënë se gjatë muajit maj deri në qershor është periudha e shumimit të peshqve dhe se gjatë kësaj periudhe do të ketë kontrolle në gjithë vendin.

“Dje në Badovc, Ballaban, Orllan dhe në vende të ndryshme të liqenit janë bërë kontrolle. Rezultatet jan, 1000 metër rrjetë të konfiskuara, 200 peshkatarë janë kontrolluar për leje peshkimi, janë dhënë 50 leje peshkimi vjetore dhe janë dhënë gjithashtu 30 leje peshkimi ditore. Policia ka konfiskuar një pistoletë që është përdorur për të kërcënuar rojet tona. Policia ka nisur hetimet dhe të dyshuarit do të procedohen nga organet e sigurisë. Kosova është shtet që mbron pasuritë e veta natyrore me ligj, askush nuk do të kursehet”, tha Vitia. /IndeksOnline/