09:18 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

Konfiskohen 108 kg drogë në Han të Elezit

Një plan taktik i realizuar nga Policia e Kosovës mbrëmjen e së mërkurës në Dimcë të Hanit të Elezit, ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e 108 kg mariuhanë, raporton Indeksonline.

Zyrtarët policor kanë thënë për Indeksonline se droga kishte hyrë në Kosovë nga territori i Maqedonisë me një veturë të dyshuar.

“Më të vërejtur policia veturën, ajo është kthyer prapa, mirëpo në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë çanta, ku brenda tyre kishte 95 paketime me substanca narkotike”, kanë deklaruar zyrtar֝ët policor.

Policia më pas ka bërë matjen e drogës, e cila rezulton të jetë 108 kg e 13.3 gr mariuhanë.

Nuk ka persona të arrestuar përkitazi me këtë rast, mirëpo hetimet po i vazhdon Njësiti Antidrogë në rajonin e Ferizajt./Indeksonline/