Konfiskohen 272 pajisje për minim të kriptovalutave në Leposaviq

Në fshatin Trebice të Komunës së Leposaviqit, policia ka konfiskuar 272 pajisje për minimin e kriptovalutave.
Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nga ky aksion i policisë në orët e para të mëngjesit u arrestua një person.

“Sot në orët e para të mëngjesit, pas kërkesës së Doganave të Kosovës, Policia e Kosovës ka organizuar aksionin e zbulimit dhe konfiskimit të paisjeve për minim të kriptovalutave. Në këtë aksion në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit u konfiskuan 272 nga këto lloj paisjesh dhe u arrestu një person. Gjithë aksioni u zhvillua dhe përfundoi pa incidente. Aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në implementimin e plotë të vendimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës” ka shkruar Sveçla në Facebook.
