12:04 / E Mërkurë, 20 Shtator 2023 / L K

Konfiskohen 30 automjete të pa-zhdoganura, dogana jep detaje

Prishtinë 20 shtator 2023,  Njësitë Antikontrabandë të Doganës të Kosovës vazhdojnë të kryejnë kontrolla nëpër territorin e vendit për të parandaluar veprimtarinë e kontrabandës. Gjatë një operacioni janë kryer kontrolle në tre lokacione të ndryshme, me pika thelbësore në Xërxe/Rahovec dhe dy në Carallukë/Malishevë.

Njësitë e Doganës të Kosovës kanë identifikuar dhe kryer kontrollin e automjeteve me targa të huaja, si dhe kanë gjetur auto pjesë pa dokumentacionin e nevojshëm që dëshmon se automjetet nuk janë te zhdoganuara. Si rezultat të këtyre kontrolleve, janë zbuluar dhe sekuestruar 30 automjete të pa-zhdoganuara, si dhe pjesë të automjeteve të paligjshme në këto tri lokacione.  Në përputhje me procedurat ligjore, është filluar procesi i kundërvajtjeve.