75 Mall Live Search
09:03 / E Shtunë, 11 Qershor 2022 / A. M.

Konfiskohen 336 dele në Kaçanik

336 dele janë konfiskuar në fshatin Doganaj të Kaçanikut, të njëjtat dyshohet se janë kontrabanduar nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Fsh. Doganaj, Kaçanik10.06.2022-13:40.  Janë gjetur një tufë delesh ( 336 copë), disa prej tyre pa matrikula, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Të njëjtat  janë konfiskuar nga inspektorët e AUV-it dhe janë dërguar në Doganën e Kosovës”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.