Konfiskohen 421 paketime barnash pa banderola, në Gjakovë
Policia e Kosovës në tri barantore në Gjakovë ka bërë kontrolle, duke identifikuar dhe konfiskuar produkte të dëmshme mjekësore.
Rasti i parë në rrugën “Mic Sokoli” në Gjakovë’, ku njësia policore dhe inspektorët farmaceutikë kanë bërë kontrollimin e barnatores së të dyshuarit mashkull k-shqiptar.
Gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar 67 paketime të llojeve të ndryshme të cilat kanë qenë pa banderola dhe nuk i dihet prejardhja e produkteve.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rasti i dytë në rrugën “Anton Çeta”, ku, njësia policore dhe inspektorët farmaceutikë kanë bërë kontrollimin e barnatores e të dyshuarës femer.
Gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar 244 paketime të llojeve të ndryshme të cilat kanë qenë pa banderola.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ndërsa, rasti i tretë ku është bërë kontroll është barnatora e të dyshuarit në rrugën “Konferenca e Bujanit”.
Gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar 110 paketime të llojeve të ndryshme, të cilat kanë qenë pa banderola dhe nuk u dihet prejardhja e produkteve.
“Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Indeksonline.