09:30 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Konfiskohen 63 kapsula në Lipjan, dyshohet të jenë mbushur me narkotikë

Në orët e pasdites së ditës së djeshme Policia e Kosovës në Lipjan ka raportuar se gjatë kontrollit tek një person i dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar 63 cope kapsula.

Dyshohet se këto kapsula të jenë të mbushura me substancë të dyshuar narkotike, transmeton Indeksonline.

Rasti është duke u hetuar, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/