75 Mall Live Search
20:06 / E Premte, 29 Tetor 2021 / MSH

Konfiskohen armë e municion në Pejë dhe Deçan

Policia e Kosovës njofton se në dy aksione të ndara, në Pejë dhe Deçan ka arritur të konfiskojë armë dhe municion, ndërsa ka arrestuar disa persona.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Më datë 28.10.2021, rreth orës 22:30, nga patrulla e Stacionit Policor në Pejë, është ndaluar vetura me targa vendore, pas verifikimit të dokumenteve dhe kontrollit në këtë veturë Policia ka hasur ne armë të cilat janë konfiskuar:

• 1 (një) arme automatike AK 47

• 1 (një) karikator i armës AK 47

• 1 (një) armë automatike e tipit Zig Zauer

• 1 (një) karikator i armës Zig Zauer

• 1 (një) dylbi e armës Zig Zauer

• 4 (katër) fishek të kalibrit 7.62mm

• 1 (një) sprej OC.

3 (tre) personat e dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të shtetit 2 (dy) nga ta janë liruar ndërsa personi i tretë është ndaluar për 48 orë.

Me datë 28.10.2021, hetuesit e Stacionit Policor në Deçan, përmes rrugëve operative ka pranuar një video incizim në të cilin personi i dyshuar kishte postuar ne rrjete sociale duke shtënë me armë zjarri.

Pas një pune operativo-hetimore hetuesit e Stacionit Policor në Deçan kanë identifikuar dhe arrestuar tё dyshuarin, dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar:

• 1 (një) Pushkë me laser cal: 7.62mm,

• 1 (një) Pushkë gjuetie 12mm,

• 1 (një) Tytë e cal i panjohur

• 1 (një) dylbi e pushkës

• 1 (një) laser për armë

• 120 (njëqind e njëzet) copë fishek të cal: 7.62mm

• 25 ( njëzet e pesë) fishek cal:12mm.